Telegrafi

Kishte ndihmuar në arrestimin e djalit të El Chapos, polici meksikan qëllohet me 155 plumba në parking  dhe atë në mes të ditës

Një polic meksikan që ishte pjesëtar i njësisë elitare dhe që kishte ndihmuar në arrestimin e të birit të Joaquin Guzman i njohur si El Chapo, është vrarë në mënyrën më brutale të mundshme në një parking, ku vetura në të cilën gjendej është qëlluar nga një breshëri plumbash – më saktësisht nga 155 sosh.

Sipas raportimeve të mediave meksikane, polici 30-vjeç i identifikuar vetëm si Eduardo, është vrarë para ndërtesës së një qendre tregtare në Kuliakan, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Në Meksikë ndodhin afro 100 vrasje në ditë, Tijuana është qyteti më vdekjeprurës - mediat lokale vazhdimisht publikojnë "vrasje-metrin"

Ai gjatë muajit të kaluar kishte ndihmuar në kapjen e Ovidio Guzman, djalit të narko-bosit Joaquin Guzman i njohur si El Chapo. Megjithatë Ovidio ishte liruar menjëherë nga autoritet e sigurisë, për shkak të luftës së përgjakshme që ishte zhvilluar mes anëtarëve të kartelit të babait të tij dhe policisë meksikane.

Lexo po ashtu Presidenti meksikan mbron vendimin për ta liruar djalin e El Chapos: Arrestimi i një krimineli, nuk ka më shumë vlerë se shpëtimi i shumë njerëzve

Viktima ishte pjesë e operacionit të nisur nga autoritetet meksikane për ta arrestuar të birin e El Chapos, që u ekstradua në Shtetet e Bashkuara. Ovidio ishte arrestuar gjatë 17 tetorit pas një beteje të përgjakshme mes policisë dhe pjesëtarëve të kartelit Sinaloa në qytetin Kuliakan.

Lexo po ashtu E gjithë bota foli sesi El Chapo ishte arratisur nga burgu përmes një tuneli - për muaj të tërë kishte qëndruar i fshehur - ishte aktori i njohur holivudian që e "tradhtoi"

Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtyllat elektrike, shihet momenti kur një veturë me ngjyrë të kuqe përcjell atë me ngjyrë të bardhë në një parking, ku nga vetura e kuqe dalin dy persona të armatosur që pa u menduar dy herë shkrepin 155 plumba mbi veturën në të cilën gjendej polici.

Lexo po ashtu Për ta kapur u deshën të zhvillohen luftime të ashpra mes forcave të sigurisë dhe kartelit Sinaloa, autoritet meksikane lirojnë djalin e El Chapos - për pak sa nuk u përgjak i tërë qyteti  

Lexo po ashtu Lufta për tunelet e El Chapos, karteli i tij nuk është shkatërruar - me këto tunele fitojnë miliarda dollarë

Siç raportojnë mediat meksikane, viktima ishte bërë anëtar i policisë nacionale në vitin 2013 dhe për herë të fundit është marrë me sigurimin e nënsekretarit për siguri publike, Carlos Albert Hernandez Leive. /Telegrafi/