Site icon Telegrafi

Kishin dalë në poligonin e hapur të stërviten, ukrainasit i goditën rëndë rusët me HIMARS – fusha u mbush me 65 ushtarë të vrarë

Një poligon stërvitor në rajonin Donetsk në lindje të Ukrainës, i përdorur nga Brigada e 39-të e Gardës së Motorizuar të Forcave Tokësore ruse, thuhet se u godit dje nga disa raketa të lëshuara nga M142 HIMARS i Ukrainës, duke rezultuar në më shumë se 65 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Lajmi u përhap në rrjetet sociale dhe ndër të tjera u publikua nga OSINTdefender, një kanal në X që merret me mbledhjen e informacionit nga burime të hapura, transmeton Telegrafi.

Rrjetet sociale ruse dhe kanalet Telegram, ishin të indinjuar që ushtarët u urdhëruan nga komandantët të stërviteshin në një zonë kaq të ekspozuar pranë vijës së frontit.

Lexo po ashtu Detaje nga likuidimi i dezertorit rus në Spanjë, piloti që iku në Ukrainë me helikopter u vra nga dy persona

Videot që qarkullojnë në X, tregojnë shumë trupa burrash me uniforma ushtarake në tokën me baltë.

Në anën tjetër, aty dëgjohet dikush duke sharë eprorët e tyre që i urdhëruan të trajnoheshin në këtë fushë të hapur që ishte cak i lehtë për ukrainasit që i goditën me HIMARS-in amerikan. /Telegrafi/

 

Exit mobile version