Ever Banega është ylli i fundit i Serie A që lidhet me skuadrat kineze si Shanghai SIPG dhe Tianjin Quanjian, por Inter duan 25 milionë euro për argjentinasin.
Banega ka ardhur si agjent i lirë gjatë verës pas suksesit të tij me Sevillan, por nuk ka qenë zgjedhja e parë e trajnerit të ri, Stefano Piolit.
Sipas La Gazzetta dello Sport, ka interes nga shpenzuesit e mëdhenj kinezë, Shanghai SIPG dhe Tianjin Quanjian, të cilët janë gjithashtu duke luftuar edhe për mesfushorin e Zenitit, Axel Witsel.
Është raportuar se Inter janë duke pritur për të para të gatshme për mesfushorin nga Argjentina dhe duan të paktën 25 milionë euro.
Kjo shifër do ta bënte Interin të heq dorë nga Benega pasi do ti ndihmonte shumë në rregullimin e financave, pasi janë të penalizuar nga Fair Play Financiar. /Telegrafi/