Telegrafi

Kinezët janë tërbuar me Lionel Messi pasi ai luajti një ndeshje në Japoni

Argjentinasi Lionel Messi luajti një miqësore në Japoni pasi nuk u paraqit dare në ndeshjen e zhvilluar në Hong Kong, duke zemëruar tifozët kinezë dhe duke nxitur teori konspiracioni.

Media shtetërore Global Times akuzoi futbollistin dhe klubin e tij Inter Miami për motive politike që synojnë të turpërojnë Hong Kongun.

Messi qëndroi në bankinë gjatë gjithë ndeshjes të së dielës të luajtur në rajonin special administrativ të Kinës, duke përmendur lëndimin si arsye.

Megjithatë, ndeshja e djeshme në Tokio bëri që disa tifozë të pyesin nëse ai ishte vërtet i lënduar.

Si kujtesë, rreth 38,000 tifozë në stadiumin e Hong Kongut brohoritën dhe kërkuan rimbursim të dielën kur bashkëpronari i Inter Miami, David Beckham iu drejtua turmës në fund të ndeshjes.

Meqë ra fjala, ata paguan deri në 624 dollarë për të parë superyllin 36-vjeçar argjentinas.

Sekretari i Hong Kongut për Kulturën, Sportin dhe Turizmin, Kevin Yeung tha se zyrtarëve të qeverisë u ishte thënë vazhdimisht se Messi do të luante. Megjithatë, 10 minuta para përfundimit të ndeshjes, ata u njoftuan se një dëmtim në gjurin do ta pengonte të luante.

Lexo po ashtu U bë temë shtetërore, Messi tregon arsyen pse nuk luajti në Hong Kong

“Ne kërkuam menjëherë që të gjendeshin zgjidhje të tjera, si për shembull daljen e Messit në fushë dhe ndërveprimin me tifozët dhe marrjen e trofeut. Fatkeqësisht, siç e shihni të gjithë, kjo nuk funksionoi,” kishte thënë Yeung./Telegrafi/