Joshua Kimmich nuk do të lëvizë nga Bayern Munichu, përkundër spekulimeve të shumta për një largim të tij të mundshëm.
Mesfushori gjerman ishte në listën e dëshirave të Barcelonës, por edhe skuadrat angleze si Man City, Arsenal e Chelsea u interesuan për transferimin e tij.
Megjithatë ka qenë vet Kimmich që ka mohuar se do të largohet nga Allianz Arena gjatë afatit kalimtar veror.
28-vjeçari ka folur nga grumbullimi ku është me përfaqësuesen gjermane duke thënë se ka edhe dy vite kontratë me Bayernin dhe synon të arrijë gjëra të mëdha me klubin e tij.
“Në përgjithësi, nuk jam shumë i përfshirë në thashethemet e tregut të transferimeve”.
“Siç e dinë të gjithë, kam ende dy vite në kontratën time dhe kemi plane të mëdha në Bayern”, u shpreh mesfushori gjerman duke shuar zërat për një largim të mundshëm.
Reprezentuesi gjerman ka tetë vite që është pjesë e Bayernit, ku këtë edicion në 47 ndeshje zyrtare ka realizuar edhe shtatë gola dhe ka asistuar në 11 të tjerë. /Telegrafi/