Ata festuan gjashtë vjetorin e martesës gjatë fundjavës.
Kim Kardashian, 39-vjeçare të mërkurën përmes një postimi të ndarë në Instagram tregoi lulet që burri i saj, Kanye West, 42-vjeçar, ia dhuroi për përvjetorin e martesës.
Kjo befasi erdhi mes thashethemeve se marrëdhënia e çiftit të profilit të lartë është përkeqësuar gjithnjë e më shumë pasi ata vazhdojnë të jenë të izoluar në shtëpi mes pandemisë së coronavirusit.
Kim i shfaqi lulet mbi një tavolinë të kuzhinës, teksa momentin e lumtur nuk ngurroi ta ndajë me miliona ndjekësit e saj.
Kanye kishte bërë numrin gjashtë me anë të trëndafilave, referuar gjashtë vjetorit të martesës me yllin e “Keeping up with the Kardashians”.
Të dielën, 39-vjeçarja ndau po ashtu disa fotografi të ëmbla të realizuara vite më parë për nder të përvjetorit të tyre.
Pavarësisht nga deklaratat publike rreth dashurisë për njëri-tjetrin, sipas raportimeve Kim dhe Kanye nuk kanë qenë mirë gjatë kësaj kohe ndërsa u karantinuan me katër fëmijët në rezidencën e tyre, “Hidden Hills”.
“Kim ndihet sikur i duhet hapësirë nga Kanye”, tha një burim për Us Weekly në fillim të këtij muaji.
Burimi e përshkroi gjithashtu reperin si ‘super kontrollues’ dhe tha që Kim ndjeu se ishte duke u përpjekur të impononte pikëpamjet në jetën e saj, megjithëse ata nuk specifikuan sesi po përpiqej ta kontrollonte atë.
Kim dhe Kanye janë një nga çiftet më të përfolur në tablodiet e huaja dhe tashmë kanë katër fëmijë: North, Psalm, Chicago dhe Saint. /Telegrafi/