Site icon Telegrafi

Kim Kardashian shfaq format me një trupore dhe dollakë me vlerë mbi dy mijë euro teksa del me North në Paris gjatë Javës së Modës

Ajo ka shfaqur humbjen e jashtëzakonshme në peshë prej nëntë kilogramësh. 

Dhe Kim Kardashian vazhdoi të shfaqte figurën e saj të lakmueshme teksa doli me një trupore pa shpinë dhe dollakë Balenciaga me vlerë mbi dy mijë euro në Paris të martën.

Ylli u sigurua që të gjithë sytë do të ishin tek ajo teksa iu bashkua vajzës së saj më të madhe North, nëntë vjeç, në kryeqytetin francez për javën e modës.

Kim shfaqi belin e vogël në kostumin e printuar grafik që i ngjitej në të gjithë shpinën e saj.

Lexo po ashtu Kim Kardashian mohon se ka dëmtuar fustanin e Marilyn Monroe në “Met Gala 2022”

Truporja Balenciaga paraqiste grafikën “Speed ​​Hunters”, e cila u shfaq shumë në koleksionin Vjeshtë/Dimër 2018.

Ajo mbajti flokët bionde platin të lirshme dhe vendosi të nxjerrë në pah mollëzat e saj me një skuqës rozë të ndezur dhe buzët me një shkëlqyes ngjyrë kafe.

Lexo po ashtu Kim Kardashian tregon belin e hollë e veshur në të zeza

Për të kompletuar pamjen e saj Kim mbajti një çantë dore me lesh të zezë dhe mbronte sytë me një palë syze dielli shumë të modës futuriste. /Telegrafi/

Exit mobile version