Kim Kardashian ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet për ndarjen nga bashkëshorti i saj, Kanye West.
39-vjeçarja në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ndarë disa imazhe të cilat shihej së bashku me reperin, shkruan Daily Mail.
Çifti kishin kaluar mbrëmjen së bashku, ndërsa i ishin bashkangjitur festës për martesë së miqve të tyre.
Në fotografinë e ndarë shihen vetëm këmbët e dyshes, teksa mes tyre ndodhet një çantë dhe një pije.
Me një veprim të tillë ajo ka bërë të ditur se nuk janë duke u ndarë, ani pse janë duke kaluar në disa kriza martesore.
Ditë më parë është raportuar se ylli i Keeping Up With The Kardashians ndihet e pafuqishme, ndërsa është e gatshme për divorc. /Telegrafi/