Telegrafi

Kim Kardashian akoma dëshiron ta shpëtojë martesën me Kanye West

Kim Kardashan dhe Kanye West (Foto: Rich Fury/Forum Photos via Getty Images/Guliver)

Edhe pse mediat shkruan se udhëtimi i Kim Kardashian në Wyoming kur u fotografua duke qarë – ishte në të vërtetë lamtumira e saj me Kanye West dhe se me atë rast ajo vendosi t’i tregojë reperit se martesa e tyre kishte marrë fund – në fakt kjo nuk duket të jetë e vërtetë.

Burime pranë 39-vjeçares dhe 43-vjeçarit kanë treguar se ylli i televiziv nuk ka hequr dorë nga lidhja e tyre, si dhe se ajo është e gatshme të angazhohet për ta shpëtuar martesën.

Edhe pse West raportohet se e injoroi Kardashian në prag dhe gjatë takimit të tyre emocional, burimet pretendojnë se çifti është ende në kontakt – transmeton KP.

(Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for The Met Museum/Vogue/Guliver)

“Pasi Kim u largua nga Cody (Wyoming), ajo dhe Kanye kalojnë shumë kohë duke folur në telefon. Ajo ndjen se nuk e arriti plotësisht atë gjatë takimit të tyre. Para udhëtimit, ishte e gatshme t’i jepte fund martesës së tyre, por Kanye kuptoi shqetësimin e saj dhe i dha një premtim. Për Kim, divorci është ende hapi i fundit që ajo ende nuk e ka arritur”, thonë burime pranë çiftit.

Lexo po ashtu Kim Kardashian dhe Kanye West po përpiqen të ruajnë marrëdhënien e tyre, ndërsa filluan pushimet me katër fëmijët

Pas kritikave publike ndaj Kim Kardashian dhe familjes së saj, Kanye u pendua për fjalët, por nuk u kërkoi falje të gjithëve, ndërsa edhe pas shpërthimeve të tij të fundit, Kim qëndroi pranë burrit të saj.

(Foto: Lars Niki/Getty Images for WSJ. Magazine Innovators Awards/Guliver)

“Kanye sugjeroi se ajo të shkonte në një udhëtim familjar së bashku dhe Kim u pajtua. Ajo dëshiron të bëjë gjithçka që mundet për të shpëtuar martesën e tyre, edhe pse gjithçka është mjaft e ndërlikuar”.

“Kim dëshiron që ai të kërkojë ndihmë, për të cilën Kanye ende nuk është e gatshme për të. Ajo vet është e vetëdijshme që martesa mund të mos jetë në gjendje të shpëtojë, por ajo është e gatshme të punojë shumë për hir të fëmijëve”, kanë shtuar burimet.