Site icon Telegrafi

Kievi thotë se Rusia po refuzon t’i riatdhesojë trupat e pajetë të ushtarëve ukrainas – çfarë po fsheh Kremlini në rastin e rrëzimit të aeroplanit?

Kremlini mohoi të premten pretendimet e Kievit se kishte injoruar kërkesat për kthimin e eshtrave të të burgosurve ukrainas të luftës që dyshohet se vdiqën në një aksident aeroplani ushtarak javën e kaluar.

“Administrata nuk [e mori kërkesën e Kievit]”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan themoscowtimes.

Zëdhënësi i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës GUR, Andriy Yusov tha të enjten se Rusia po injoronte kërkesën e Kievit për riatdhesimin e trupave.

Lexo po ashtu "Rusët po gënjejnë rreth viktimave të aeroplanit të rrëzuar", ukrainasit thonë se disa të burgosur ishin shkëmbyer që moti

Moska akuzon Kievin se ka përdorur një sistem raketash tokë-ajër të prodhuar nga SHBA-ja, Patriot, për të rrëzuar aeroplanin transportues ushtarak rus Il-76, i cili u rrëzua pranë kufirit me Ukrainën më 24 janar.

Rusia pretendon se 65 ushtarakë ukrainas gjatë rrugës për një shkëmbim të planifikuar të të burgosurve u vranë së bashku me nëntë anëtarë të ekuipazhit rusë dhe oficerë të policisë ushtarake.

Jusov tha se të burgosurit e luftës që Moska pretendon se kanë qenë në bordin e aeroplanit do të konsiderohen ende robër derisa të konfirmohet vdekja e tyre.

Lexo po ashtu Çfarë na tregojnë videot për rrëzimin e aeroplanit ushtarak rus

Ai shtoi se 65 ushtarakët ukrainas nuk ishin në mesin e atyre që u shkëmbyen në fillim të kësaj jave pas rrëzimit të Il-76.

Komiteti Hetues i Rusisë, i cili heton krimet e mëdha, tha të enjten se testet gjenetike të 670 pjesëve të trupave të gjetura nga vendi i aksidentit kishin konfirmuar “në mënyrë të qartë” identitetin e 65 ushtarëve.

Nuk ishte e mundur menjëherë të verifikoheshin në mënyrë të pavarur këto pretendime. Ukraina nuk e ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen e saj në aksident. /Telegrafi/

Exit mobile version