Forcat okupatore ruse gjatë mbrëmjes së kaluar sërish kanë hapur zjarr në rajonin e Luganskut, megjithatë mediat lokale raportojnë se në Lviv dhe Kiev – pra në perëndim të Ukrainës janë dëgjuar shpërthime të fuqishme.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë dëgjuar sirenat pak qaste para shpërthimit, megjithatë nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, ushtria ruse pas largimit nga periferia e Kievit, kanë lënë mijëra mjete shpërthyese, që në mënyrë aktive po zbulohen nga ekipet e deminimit të Ukrainës, megjithatë policia e atjeshme ka paralajmëruar qytetarët se akoma është herët rikthimi nëpër shtëpi në veçanti në pjesën ku ka pasur luftime të ashpra.
Gjatë natës së kaluar janë aktivizuar alarmet në mbarë Ukrainën, ku ndër tjerash në Dnepropertrovsk, Zaporzhzhia, Donetsk, Odessa, Milolaev, Poltava dhe në qytetet e tjera.
E presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se nga fillimi i luftës në Ukrainë, janë vrarë 3 mijë ushtarë ukrainas dhe se 10 mijë tjerë janë plagosur.
Ndërkaq Rusia nga fillimi ka tentuar t’i fsheh të dhënat për ushtrinë e saj sa i përket humbjeve si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake – madje shpesh ato pak media që kanë marrë guximin të raportojnë për këtë në Moskë, janë mbyllur apo ndjekur penalisht nga Kremlini. /Telegrafi/
Air raid sirens again in Kyiv just now pic.twitter.com/chKLNBWJuX
— Deborah Haynes (@haynesdeborah) April 16, 2022