Këngëtari nga Shkodra, Luiz Ejlli ka fituar simpatinë e publikut përgjatë rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Albania.
Përveç që shfaqi veten në të gjitha dimensionet, Luizi krijoi një histori dashurie me moderatoren, Kiara Tito.
Kiara pak javë më parë mori një propozim romantik për martesë dhe një dasmë për të zyrtarizuar këtë lidhje u konfirmua se do të mbahet gjatë finales të së shtunës.
E ftuar në ‘Fun Club’, Kiara nuk preferoi që të jepte më shumë detaje në lidhje me ceremoninë e dasmës.
Por, ajo zbuloi se tashmë është takuar me nënën e Luizit duke thënë se ajo është një grua mjaft fisnike.
“Po e kam takuar, është një zonjë shumë fisnike, shumë e mirë dhe ma hoqi pak mallin e Luizit dhe nuk gënjente kur thoshte se jemi identike, ishte shumë e lumtur për marrëdhënien tonë”, ka thënë Kiara.
Kujtojmë që në spektaklin e javës së kaluar, Luizi kishte edhe një takim emocional me nënë e tij, e cila kishte ardhur nga Amerika. /Telegrafi/