Telegrafi

Kiara Tito merr pëlqime në pozat me fustan

(Foto: Instagram/kiaratito)

Kiara Tito vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes që nga pjesëmarrja në edicionin e dytë të ‘Big Brother VIP Albania’ dhe lidhja me fituesin e spektaklit, Luiz Ejlli.

Ajo ndiqet nga më shumë se 734 mijë fansa në profilin e saj në Instagram, ku shpërndan imazhe që shfaqin hiret e saj.

Në postimet e saj të fundit, Kiara është shfaqur me një fustan rozë dhe është pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj.

(Foto: Instagram/kiaratito)

Ditë më parë, ajo ka shpërndarë një tjetër imazh me fustan me ngjyrë të gjelbër duke marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj të shumtë.

Lexo po ashtu “Nëna apo nusja vjen e para për ty”, Luiz Ejlli: Secila ka vendin e vet

“Thjesht e lumtur”, është përshkrimi që i ka vënë moderatorja asaj fotografie. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/kiaratito)