Telegrafi

Kiara Tito largohet nga Big Brother VIP Albania

Kiara Tito është eliminuar në natën e sotme (e shtunë) nga Big Brother VIP Albania.

Ajo ishte në nominim me Olta Gixharin, gjersa ka lënë përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Moderatorja e njohur ka qëndruar plot 90 ditë brenda dhe përgjatë kësaj kohe i ka dhuruar shumë spektaklit.

Prezantuesja e ka theksuar disa herë se BBVA për të ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme për faktin se është njohur edhe me Luizin.

Lexo po ashtu “Gabova” - Diskutohet sërish në spektakël debati i ashpër dhe sjellja e Luizit ndaj Kiarës

Bukuroshja që një kohë po shijon një lidhje dashurie me artistin shkodran, me të cilin herë pas here kanë pasur edhe debate.

Atyre i është organizuar një dasmë brenda e madje kanë pasur edhe shumë momente të tjera të paharrueshme.

Largimi i Kiarës nga shtëpia e ka mërzitur më së shumti partnerin e saj, Luiz Ejllin. /Telegrafi/