Kiara Tito këtë vit lirshëm mund të thuhet se ka qenë një personazh mjaft i komentuar në faqet rozë.
Kjo për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania 2 si dhe historisë me fituesin e këtij edicioni, Luiz Ejlli.
Ajo ka bërë një rrëfim të sinqertë për periudhën në BBVA, njohjen me artistin shkodran si dhe dasmën e tyre që u realizua në shtëpi.
“Ka qenë një emocion shumë i bukur ky moment. Kur e kujtoj tani dhe kur e shoh nuk më duket sikur kam qenë unë që e kam përjetuar atë moment. Po mendoja sikur ishim vetëm ne të dy, aty”, u shpreh ajo.
Prezantuesja tutje shtoi: “As nuk e mendoja që kishim një Shqipëri të tërë që po na ndiqte, ishte bërë festë kombëtare. Sikur ishim ne aty dhe nuk ekzistonte asgjë tjetër”.
Bukuroshja, e cila tani po pret një vajzë me Luizin, tha mes tjerash se e shijoi shumë – sikur të ishte e vërtetë.
“Unë e shijova, pavarësisht që ishte lojë, mu dukej një dasmë e vërtetë. Po dridhesha, ishte ftohë, kisha shumë emocione. E rishoh prapë në YouTube. Nuk besoj se do të harrohet si mbrëmje”. /Telegrafi/