Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në mbrëmjen finale të Big Brother VIP Albania 2.
Finalja e cila shpalli burrë e grua, Luizin dhe Kiarën, pati fatin që ta shpallë edhe fitues të këtij edicioni këngëtarin shkodran.
Kiara e emocionuar ka ndarë me ndjekësit e saj të dielën disa fotografi nga ceremonia martesore.
Në mbishkrimin e tyre, ajo bëri reagimin e saj të parë duke thënë po jeton përrallën më të bukur ndonjëherë.
“Unë po jetoj një përrallë dhe kjo është për shkak të juve. Një natë e mbushur me emocione që bën edhe një herë zemrën time te rrahë shumë e fortë. Dikush me magjepsi”, shkroi Kiara.
Luizi si fitues i BBVA mori me vete 100 mijë euro, teksa tre finalistët e tjerë: Kristi, Efi dhe Deamishel fituan nga 10 mijë euro secili. /Telegrafi/