Moderatorja Kiara Tito rreth një javë më parë u eliminua për herë të dytë nga Big Brother VIP Albania.
Ish-banorja humbi mundësin për të arritur në finale, vend që I fitoi banorja tjetër e rikthyer Efi Dhedhes.
Tani Kiara edhe nga jashtë po vazhdon ta përkrah partnerin e saj, këngëtarin nga Shkodra, Luiz Ejllin që u zgjodh finalisti i parë i BBVA.
Prezantuesja na publikuar një video të Luizit i cili po qëndronte i vetëm në oborrin e shtëpisë teksa binte shi.
“Forca edhe pak ka ngel”, ka shkruar Kiara në mbishkrimin e postimit.
Kujtojmë që në natën e fundit të Kiarës brenda shtëpisë së famshme, Luizi vendosi t’i bënte një propozim romantik për martesë.
Ndërkohë, theksojmë që përkrah Luizit në finale janë Efi dhe Deamishel, të shtunën e ardhshme pritet përzgjedhja e finalistit të katërt. /Telegrafi/