Marrëdhënia e Kiarës dhe Luizit është kthyer ndër më të komentuarat në media rozë.
Dyshja janë ndër banorët më të komentuar të Big Brother VIP Albania dhe çdo situatë mes tyre bëhet temë diskutimi si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë.
Ndonëse shihen si një çift i mundshëm ata ende nuk kanë shkëmbyer puthje e parë ndonëse këngëtari ka insistuar pafund në këtë drejtim.
Por, derisa dyshja janë afruar me njëri-tjetrin nuk mungojnë as debatet e forta mes tyre e që kthehen edhe në deklarata të ndryshme.
Edhe sot (e premte) dyshja nisën ditën me debate të cilën përveç me njëri-tjetrin e kanë diskutuar edhe me banorët e tjerë.
Kiara teksa po ia sqaronte situatën Efit u shpreh se këngëtari sipas saj është i paqëndrueshëm dhe është kthyer në antipatik.
“Nuk kam nerva të merrem me lojërat e Luizit, sa antipatik që është bërë, nuk ka faji ai kam faj unë që nuk e mbaj dot të qeshurën dhe nuk e marrë seriozisht, thjesht u lodha. Me mua luan, më tha dje që po bën lojë nuk ia lejojë më, njeri i paqëndrueshëm”, tha Kiara.
Ndërkohë, më vonë ata arritën që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet dhe u panë sërish të afër dhe duke kaluar momente të këndshme së bashku.
Ndërkohë, vlen të theksohet se edhe këtë javë Luizi është në nominim bashkë me Efin, Armaldon dhe Xhonatanin.
Mbetet të shihet nesër (e shtunë) gjatë spektaklit se cili prej banorëve do të largohet nga shtëpia e famshme. /Telegrafi/