Banorët e Big Brother VIP Albania mbrëmë (e hënë) kanë realizuar një diskutim me njëri-tjetrin duke bërë pyetje si për rrugëtimin në shtëpinë e famshme ashtu edhe nga ato nga jeta private.
Edhe dyshja Luiz Ejlli dhe Kiara Tito ishin gjithashtu të përfshirë dhe nuk munguan pyetjet as për marrëdhënien e tyre.
Një nga pyetje që vuri në siklet Luizin ishte për një raport dashurie që Kiara mund të ketë lënë të hapur me një persona tjetër jashtë shtëpisë.
“Pse bënë sikur nuk e di që Kiara ka dikë që e pret jashtë?”, ishte pyetja për këngëtarin, i cili e mohoi se është në dijeni të kësaj.
“E para nuk e di, e dyta nuk është, e treta nëse është ka ikur me kohë, nëse nuk ka ikur kur të dal do të ikë”, ka thënë Luizi.
Kiara që nga hyrja në BBVA është komentuar për lidhjen me këngëtarin nga Kosova, Butrint Imerin, për të cilin u tha se do të hynte si befasi për të në shtëpinë e famshme.
Megjithëse kjo nuk ndodhi, vet Butrinti ka vazhduar të nxis publikun me postime të ndryshme në Insatgram që lidheshin me moderatoren.
Autori i “Lule e dashnisë” javë më parë gjithashtu postoi në InstaStory një imazhe të Kiarës si një formë për të treguar përkrahje për rrugëtimin e saj në ‘reality-show’. /Telegrafi/