Telegrafi

Kiara ia lë një porosi Luizit në momentin e largimit nga BBVA: Mos më hajde në shtëpi pa fitore

Foto: Instagram

Kiara Tito është eliminuar në spektaklin e natës së kaluar (e shtunë) në Big Brother VIP Albania.

Ajo ishte në nominim kokë me kokë me Olta Gixharin, e cila duket se rezultoi më pak e votuar nga kjo përballje e fortë.

Moderatorja e njohur ka lënë përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Foto: Screenshot/Instagram

Prezantuesja përshëndeti të gjithë banorët dhe u mërzit paksa kur e përqafoi në fund partnerin e saj, Luiz Ejllin.

Lexo po ashtu Kiara Tito largohet nga Big Brother VIP Albania

Teksa artisti shkodran filloi të qante, Kiara i tha që të mos u dorëzonte dhe që ta fitonte këtë format.

Foto: Screenshot/Instagram

“Mos qaj të lutem, mos më hajde në shtëpi pa fituar, nuk ta hap derën”, kanë qenë fjalët e Titos drejtuar Ejllit.

E njëjta ndërkohë nuk kishte biletë kthimi dhe qëndroi brenda shtëpisë së famshme përplot 90 ditë. /Telegrafi/