Në spektaklin e “Big Brother Fan Club” të organizuar mbrëmjen e së martës, janë diskutuar shumë tema.
Mes tyre është hapur edhe tema e “sëmundjes së famshme” të Luizit, e cila ka qenë shumë e diskutuar në fillim të spektaklit Big Brother VIP Albania.
Në studio, e dashura e Luizit, prezantuesja Kiara Tito u pyet rreth kohës kur Luizi i kishte treguar asaj të parës se vuan nga një sëmundje.
“Unë nuk e kuptoj pse po fokusohemi kaq shumë te sëmundja, kur që nga dita e parë Luizi ka dhënë shumë në atë shtëpi dhe që nga dita e parë ka rënë në sy. Dhe çdo ditë të rrugëtmit të tij, ai ka bërë gjithçka për mirë për lojën e tij dhe i ka shërbyer për mirë Nëse do ta përkufizoja me një fjalë lojën që Luizi ka bërë atyre brenda është ‘one man show’ (një njeri spektakli)”, tha Kiara.
Kujtojmë që këngëtari EJlli në fillim të sezonit të dytë të BBVA kishte deklaruar se dyshon se vuan nga një sëmundje e pashërueshme.
Megjithatë në një nga mbrëmjet e spektaklit, ai kishte kryer të gjitha analizat dhe kontrollet mjekësore me përcjelljen e kamerave, ku kishte rezultuar shëndosh e mirë. /Telegrafi/