Telegrafi

Kiara befason me përgjigjen kur pyetet nëse është dashuruar me Luizin

Foto: Facebook

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy nga banorët e Big Brother VIP Albania që kanë krijuar një raport shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Këngëtari nga Shkodra tashmë ia ka shprehur hapur dashurinë moderatores, ndërkohë që Kiara ka qenë më e rezervuar sa i përket kësaj ane.

Megjithatë, ata po vazhdojnë të krijojnë situata të shumta brenda shtëpisë përfshirë batutat e ngacmimet.

Foto: Screenshot/Facebook

Së fundmi konkurrentët duhej t’i përgjigjeshin disa pyetjeve dhe në këtë nuk munguan as ato për marrëdhënien Luiz-Kiara.

E pyetur Titon nëse është dashuruar brenda shtëpisë, referuar Luizit, ajo tha: “Deri diku”.

Lexo po ashtu Patën sërish një zënkë, Luizi i kërkon falje Kiarës: Asnjë njeri në botë nuk të do më shumë se unë

“Ndoshta keqkuptohet se jam natyrë pak e ftohtë. Jam natyrë pasionante dhe nuk dua ta shfaq pasionin këtu brenda në sy të të gjithëve”, vazhdoi më tej ajo.

Foto: Screenshot/Facebook

Kjo përgjigje e ka lënë të befasuar Luizin, i cili u ngrit në këmbë dhe më pas filluan brohoritjet nga të tjerët.

Sido që të jetë, pritet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhë raporti i tyre. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Facebook