Site icon Telegrafi

Khedira tregon se si ka ndryshuar Ronaldo nga Real Madridi te Juventusi

Ish-mesfushori i Juventusit, Sami Khedira e pranoi se Cristiano Ronaldo ishte më pak ‘i pasigurt dhe egoist në Real Madrid, ndërsa ai u bë ‘më shumë lider’ në klubin nga Torino.

Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë më 2014 publikoi një intervistë me ESPN duke diskutuar pikat kryesore të karrierës së tij.

Ai luajti me Ronaldon te Juventusi dhe Real Madridi dhe shpjegoi se si ylli portugez ndryshoi në Torino.

Lexo po ashtu Juventusi do të ishte lider në Serie A pa ‘efektin Ronaldo’

“Kam takuar dy Cristiano. I pari ishte te Real Madridi. Ai ishte pak i ri, pak më i pasigurt dhe egoist gjithashtu”, ka thënë fillimisht Khedira.

“Jo egoistë në një mënyrë të keqe, ashtu siç janë sulmuesit e rinj. Ai duhej të gjente personalitetin e tij. Dhe pastaj Cristiano i dytë, pasi u transferua në Juventus… ai ishte shumë më tepër një lider”.

Lexo po ashtu Ronaldo nuk dëshiron të ndalet: Shpresoj të vazhdoj edhe për katër apo pesë vite të tjera

“Ende i shtyrë nga egoja dhe egoizmi për të shënuar, por më shumë për të shtyrë shokët e skuadrës, duke i ndihmuar ata të jenë më të mirë. Jashtë fushës, ai ishte shumë më i relaksuar dhe shumë më i pjekur, por në fushë, gjithmonë i fokusuar dhe po aq intensiv”.

“Ne e pamë atë në ditën e parë, duke goditur në portë. Ai ishte aq konkurrues, qoftë ai duke luajtur 4 kundër 4; ai dëshironte të vinte bast për të, le të themi 100 euro ose një shishe verë. Ai është një garues dhe nëse humbet, zemërohet. Kështu që askush nuk dëshiron ta zhgënjejë atë”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

Exit mobile version