Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, raportohet se është i interesuar për mesfushorin e Juventusit, Sami Khedira, por Topçinjtë duan të nënshkruajnë me të vetëm si transferim i lirë.
Khedira ishte në Emirates Stadium fundjavën e kaluar, duke nxitur spekulimet se ai mund të bashkohet me Arsenalin.
Calciomercato.com ka treguar situatën aktuale, duke shpjeguar se Juve dhe Khedira kanë një dëshirë të përbashkët, që t’i ndajnë rrugët.
Topi tashmë është tek klubi i Ligës Premier, dhe sipas këtij mediumi Emery e do sa më shpejt në dispozicion lojtarin.
Por Arsenali do ta marr në konsideratë transferimin vetëm nëse Khedira e ndërpret kontratën e tij me Zonjën e Vjetër.
32-vjeçarin kërkon një pagë prej 6 milionë euro nëse kalon si lojtar i lirë dhe Juve duhet se është e gatshëm ta lirojë. /Telegrafi/