Site icon Telegrafi

Këto janë vendet myslimane ku të jesh homoseksual nuk është një krim

Shumë vende në botë, myslimane ose jo, janë duke përdorur ligjet koloniale për të kriminalizuar dashurinë romantike mes çifteve të të njëjtit seks.

Por ka edhe të tilla, të cilat edhe pse njihen si vende myslimane e lejojnë një gjë të tillë, përcjell Telegrafi.

Ndër to është Mali. Homoseksualët në këtë vend afrikan mund të përballen me homofobinë lokale, por ligji është në anën e tyre.

Gjithashtu si vend mysliman ku lejohet me ligj të jesh homoseksual është edhe Jordania.

Jordania ishte nën Perandorinë Otomane, ku homoseksualiteti është dekriminalizuar deri 75 vjet më parë.

Megjithatë, në vitin 1951 vendi i ri e bëri Homoseksualitetin ligjor.

“Jordania konsiderohet një vend me mendje të hapur – e në qytete toleranca është edhe më e lartë”, ka thënë redaktori i një reviste homoseksualësh.

Veç këtyre është edhe shteti i madh Indonezia.

Në Indonezi të qenit homoseksual është legal, madje ka qenë gjithmonë.

Në të vërtetë, vendi nuk kishte ndonjë ndalim ligjor kundër homoseksualitetit, të paktën që nga themelimi si një komb.

Pavarësisht që ka popullsinë më të madhe myslimane, Indonezia ka mbetur një shembull për rëndësinë e ndarjes së fesë nga shteti.

Nga ana tjetër, Singapori (jo mysliman) dhe Malajzia (mysliman), të cilët janë fqinjët e Indonezisë, kanë ligje që e bëjnë të paligjshme për të qenë homoseksual.

Ndër vendet myslimane ku të qenit homoseksual është ligjore është edhe Turqia.

Në vitin 1858, kalifi osman kishte dekriminalizuar homoseksualitetin. Kjo kishte prekur shumë vende në tre kontinente.

E kur Turqia u bë një komb solo në vitin 1920, ajo nuk e kishte parë nevojën për të ndryshuar këtë ligj, përcjell Telegrafi.

Omer Akpinar, nga KAOS LG, e cila është një nga organizatat më të mëdha të komunitetit LGBT në Turqi, ka thënë për “Mashable” se organizimi i tyre nuk ishte censuruar.

E kur flasim për vendet me shumicë myslimane në botë, dhe ku të qenit homoseksual është e lejuar me ligj është edhe Shqipëria.

Të jesh homoseksual është legale në Shqipëri që nga viti 1995. Ky vend me popullsi dominuese myslimane ka qenë në ballë të të drejtave të homoseksualëve në Ballkan.

Në vitin 2013, ILGA Europe, tha se vendi ishte kombi më miqësor ndaj homoseksualëve në zonë, pasi ka një qeveri të mirëpritur dhe një ligj kundër diskriminimit.

Vende të tjera me popullsi të madhe myslimane ku homoseksualiteti është ligjor janë: Abkhazia, Azerbajxhani, Bahreini, Bosnja dhe Hercegovina, Burkina Faso, Çadi, Xhibuti, Guinea-Bissau, Iraku, Bregu i Fildishtë, Kazakistani, Kosova, Kirgistani, Nigeri, Qipro Veriore, Palestina, dhe Taxhikistani. /Telegrafi/

Exit mobile version