Site icon Telegrafi

Këto janë tetë skuadrat që kanë siguruar çerekfinalen në Ligën e Evropës

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet në kuadër të Ligës së Evropës.

Tetë ndeshjet e përfunduara kanë përcaktuar edhe tetë skuadrat çerekfinaliste në këtë garë tejet interesante.

Padyshim që ndeshja më e mirë ishte ajo mes Lyonit dhe Romës ku në 180 minuta dy skuadrat dhuruan spektakël.

Lyon shënoi fitore 4-2 në ndeshjen e parë, ndërsa Roma triumfoi në ndeshjen e kthimit 2-1 por u eliminua me rezultat të përgjithshëm 5-4.

Manchester United ka triumfuar 1-0 ndaj Rostovit dhe me rezultat final 2-1 ka kaluar tutje.

Spektakël kishte edhe në derbin gjerman mes Borussia Moenchegladbach dhe Schalke 04 që barazuan 2-2.

Edhe ndeshja e parë kishte përfunduar baras 1-1 dhe Schalke u kualifikua falë golit si mysafir. /Telegrafi/

Rezultatet:

Besiktas – Olympiakos 4-1 (5-2)
Genk – Gent 1-1 (6-3)
Krasnoad – Celta Vigo 0-2 (1-4)
Ajax – Copenhagen 2-0 (3-2)
Anderlecht – APOEL 1-0 (2-0)
Roma – Lyon 2-1 (4-5)
Gladbach – Schalke 2-2 (3-3)
United – Rostov 1-0 (2-1)

Skuadrat që kanë siguruar çerekfinalen:

Manchester United, Schalke 04, Lyon, Anderlecht, Ajax, Celta Vigo, Genk, Besiktas.

Exit mobile version