Site icon Telegrafi

Këto janë tetë skuadrat që e kërkojnë Baccan

Sulmuesi kolumbian, Carlos Bacca mund t’i japë fund aventurës së tij te Milani vetëm pas një viti qëndrim në ‘San Siro’.

Pasi pati një stinor të shkëlqyeshëm me fanellën e Milanos, Bacca është bërë ndër sulmuesit më të kërkuar në treg.

Agjenti i tij Sergio Barilia ka konfirmuar se shumë klube e duan lojtarin e tij.

“Janë shumë skuadra të interesuara për Baccan por ai momentalisht është i qetë dhe po kalon pushimet”.

“Para se të marrim një vendim do të bisedojmë edhe Milanin për ta qartësuar të ardhmen”, deklaroi Barilia.

29-vjeçari është duke u kërkuar nga tetë skuadra të ndryshme, ku gjashtë nga to janë nga Evropa dhe dy të tjera nga Kina.

Roma, Atletico Madrid, Monaco, Paris Saint Germain, West Ham United dhe Chelsea po e kërkojnë në Evropë, ndërsa Guangazhou dhe Jiangsu në Kinë. /Telegrafi/

Exit mobile version