Site icon Telegrafi

Këto janë skuadrat që kanë shënuar më shumë gola në ‘Top 5’ ligat evropiane këtë sezon (Foto)

Barcelona dhe Monaco prijnë listën e skuadrave me më shumë gola të shënuara këtë sezon në pesë ligat më të forta evropiane.

Gjiganti katalunas dhe skuadra franceze kanë arritur të shënojnë nga 30 gola këtë sezon, duke ndarë së bashkë pozitën e parë te skuadrat me më shumë gola të shënuara.

Në vend të tretë renditet gjiganti tjetër spanjoll, Real Madrid që ka shënuar gjithsej 28 gola në këtë sezon, duke lënë pas vetes skuadra të mëdha, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Villas Boas i shtohet listës së trajnerëve të mëdhenj në Kinë, mësoni cilët trajnerë tjerë drejtojnë skuadra (Foto)

Në vendin e katërt gjendet një skuadër italiane, Roma, të cilët kanë shënuar plot 26 gola këtë sezon, duke lënë pas vetes Atletico Madridin me 25 gola të shënuara.

Në vendit e fundit gjendet edhe një skuadër angleze, Manchester City, që në drejtimin e Pep Guardiolas kanë arritur të shënojnë deri më tani 24 gola. /Telegrafi/

Më shumë gola në ‘Top 5’ ligat evropiane këtë sezon:

Barcelona               – 30 gola

Monaco                    – 30 gola

Real Madrid           – 28 gola

Roma                         – 26 gola

Atletico Madrid      – 25 gola

Man City                   – 24 gola  

Exit mobile version