Kupa e Italisë ende nuk ka filluar të luaj ndeshjet e saj, mirëpo është bërë publik orari.
Nga 1 e 16ta e finales do të jenë tetë skuadrat më të mira në Serie A, të cilat janë Juventus, Roma, Napoli, Inter, Milan, Fiorentina, Sassuolo dhe Lazio.
Në njërën anë do të jetë kampioni i Italisë dhe fituesi i Kupës, Juventus ku mund të përballet në çerekfinale me Milanin, ndërsa në këtë pjesë janë edhe Fiorentina dhe Napoli.
Ndërkohë në anën tjetër janë skuadrat tjera si Roma, Inter, Sassuolo dhe Lazio.
Në rast se nuk do të ketë ndonjë befasi, atëherë do të ketë gjysmëfinale të mëdha në Kupën e Italisë. /Telegrafi/