Telegrafi

Këto janë klubet sportive më të vlefshme në botë sipas Forbes

Dallas Cowboys, klubi i futbollit amerikan, është klubi sportiv më i vlefshëm në botë, sipas revistës prestigjioze “Forbes”.

Vlera e këtij klubi ka arritur në katër miliardë dollarë, duke kaluar Real Madridin, që ishte i pari në tre vjetët e fundit.

Lexo po ashtu Dhjetë futbollistët më të paguar në botë (Foto)

Kjo është hera e parë që “Forbes” vendos në pozitën e parë një klub tjetër përpos Manchester Unitedit apo Real Madridit, transmeton Koha.net.

Barcelona është e treta me vlerë 3.55 miliardë dollarë.

Kjo është lista e top dhjetë ekipeve më të vlefshme në botë, sipas “Forbes”: