Telegrafi

Këto janë dhjetë shtetet më të lumtura në botë të cilat patjetër se duhet t’i vizitoni

Çfarë e përcakton lumturinë? Çfarë e bën një shtet të lumtur? Disa mund të marrin parasysh “rrugën filozofike” dhe të thonë se mendimet, ambienti, sistemi i besimeve, përderisa disa tjerë mund të flasin rreth gjërave specifike si të ardhurat, shëndetësia, qeverisja, mundësitë, liria, mbështetja shoqërore dhe jetëgjatësia.

Duke i marrë parasysh faktorët e lartcekur, ose të paktën shumicën e këtyre faktorëve, “World Happiness Report” ka përpiluar listën me shtetet që kanë përqindjen më të lartë të lumturisë, transmeton Telegrafi.

Jo çuditërisht kjo listë dominohet nga vendet skandinave, për shkak se shtetet skandinave njihen për liritë e tyre, qeverisjen e mirë, bukurinë natyrore etj.

Sidoqoftë, kjo është lista e dhjetë shteteve më të lumtura në botë ku mund të shkoni të jetoni të lumtur edhe ju përgjithmonë…

1. Danimarka

2. Norvegjia

3. Zvicra

4. Holanda

5. Suedia

6. Kanada

7. Finlanda

8. Austria

9. Islanda

10. Australia /Telegrafi/