Është hedhur shorti për çerekfinalet e Ligës së Evropës.
Skuadra favorite në këtë garë mbetet gjiganti anglez Manchester United.
Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho do të përballet me skuadrën e njohur belge Anderlecht.
Skuadra spanjolle Celta Vigo do të përballet me Genkun e Belgjikës.
Ndërkohë ndeshje tejet interesante pritet të jetë edhe ajo mes Ajaxit dhe ekipit gjerman Schalke 04.
Lyon dhe Besiktas është përballja më interesante në këtë rang garash në Ligën e Evropës. /Telegrafi/
Çiftet:
Anderlecht – Manchester United
Celta Vigo – Genk
Ajax – Schalke 04
Lyon – Besiktas