Liga Premier është një burim i parasë në vitet e fundit dhe normalisht që klubet për të qëndruar në elitë paguajnë me pagat të mëdha lojtarët.
Mund tu duhet çudi, por klubet e mëdha i paguajnë pothuajse të gjithë lojtarët kryesorë mbi 100 mijë funte në javë.
Sportsmail ka bërë një studim duke zbuluar lojtarët më të paguar të secilës skuadër në Ligën Premier.
Lojtari më i paguar në Ligën Premier është sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, i cili merr 300.000 euro në javë edhe pse të shumtën e kohës qëndron në bankë të skuadra nga Old Trafford.
Lojtari me më shumë gola në histori të klubit, lojtar besnik i klubit dhe kapiten, ka të gjithë dashurinë dhe normalisht edhe pagën.
Ai po qëndron në bankë pasi Jose Mourinho e pëlqen më shumë Zlatan Ibrahimovicin. Ai në 12 ndeshje e fundit nëntë i ka nisur nga banka.
Sipas medieve britanike lojtari me pagën më befasuese është sulmuesi i Crystal Palace, Christian Benteke, i cili paguhet 120.000 funte në javë dhe nuk po mund ta ndihmojë klubin të ngjitet nga pozitat e fundit, transmeton Telegrafi.
Middlesbrough dhe Leicester, po ashtu kanë lojtar që paguajnë mbi 100 mijë funte në javë. Alvaro Negredo dhe Jamie Vardy paguhen nga 100.000 funte në javë.
Kjo bënë që këta dy lojtarë të zënë pozitat e lartat për pagë edhe pse klubet e tyre zëne vendet 15 dhe 16.
Te City pagë të njëjtë kanë Sergio Aguero dhe Yaya Toure me nga 240,000 funte në javë. Lojtari më i paguar i Chelseat është Cesc Fabregas, me 220.000 miëj funte.
Me kontratën e re të nënshkruar me Liverpoolin, Philippe Coutinho, fiton 150,000 funte në javë, ndërsa Mesut Ozil është më i paguari te Arsenali me 140,000funt në javë.
Dyshja e Tottenham, Harry Kane dhe Hugo Lloris, paguhen 100.000 funte në javë.
Hull është skuadra që paguan më pak lojtarët, pasi i lojtari më i paguar i trajnerit Marco Silva është Abel Hernandez që paguhet 35 mijë funte në javë.
Njëjtë paguhet edhe lojtari më i paguar i Burnleyt, Robbie Brady. /Telegrafi/
Renditja