Telegrafi

Këta janë futbollistët që kanë asistuar më shumë në vitin 2016

Luis Suarez është futbollisti me më shumë asistime në ‘top’ pesë ligat evropiane në vitin 2016. 

Sulmuesi i Barcelonës edhe pse është një golashënues i lindur, duke fituar ‘Pichichin’ në Spanjë dhe ‘Këpucës e Artë’ në Evropë, dinë të bëjë edhe asistime.

Kjo pasi, që nga 1 janari i vitit 2016 është futbollisti që ka dhuruar më shumë asistime për gol në pesë liga më të forta evropiane.

Lexo po ashtu Këta janë futbollistët që kanë ndikuar në më shumë gola këtë sezon (Foto)

Luis Suarez ka asistuar plot 15 herë për shokët e tij, duke lënë pas vetës shokun e tij të skuadrës, Lionel Messi, i cili ka asistuar në 14-të raste.

Pas tyre, vijnë Koke i Atletico Madridit me 13 asistime, mesfushori i PSG-së, Angel Di Maria me 12 asistime, po aq sa ka edhe Dimitri Payer i Ëest Ham. /Telegrafi/

Më shumë asistime në ‘Top 5’ liga evropiane në vitin 2016:

Luis Suarez – 15 asistime

Lionel Messi – 14 asistime 

Koke – 13 asistime

Angel Di Maria – 12 asistime

Dimitri Payet – 12 asistime