Site icon Telegrafi

Këta janë bartësit e listave nga OBRM-PDUKM (Foto)

Partia qeverisëse OBRM-PDUKM ka publikuar bartësit e listave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që duhet të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nikolla Gruevski ka thënë se është nisur për të mundur kundërshtarin nga LSDM, Zoran Zaev, duke u kandiduar në Njësinë zgjedhore numër 4.

Në njësinë zgjedhore numër 1 është bartës Nikolla Poposki, ministër aktual i Punëve të Jashtme.

Në njësinë zgjedhore numër 2 është bartës Nikolla Todorov, ministër aktual i Shëndetësisë.

Në njësinë zgjedhore numër 3 është bartës Ilija Dimovski, deputet aktual.

Në njësinë zgjedhore numër 5 është bartës Antonio Milloshoski, deputet aktual.

Në njësinë zgjedhore numër 6 është bartës Vllatko Gjorçev, deputet aktual./Telegrafi/

Exit mobile version