Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, nuk ka arritur ta bëjë për vetë botën e të famshmëve.
Shumica e personaliteteve të skenës dhe ekranit, por edhe të shkencës, janë shprehur kundër biznesmenit, i cili e dëshiron postin në Shtëpinë e Bardhë.
Madje, të famshëm, si Jane Fonda, Lily Tomlin, Harry Belafonte e Roseanne Barr, e kanë nënshkruar peticionin kundër tij. Madje edhe bashkëproducenti i tij në “The Apprentice”, Mark Burnett, ka sqaruar se nuk është ‘pro-Trumpit’.
Nga Jennifer Lawrence e Robert de Niro, të cilët janë më të zëshmit, e deri te Louis C.K., Telegrafi sjell listën prej 41 yjeve që janë deklaruar kategorikisht kundër që Trump të zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara: