Telegrafi

Kësi lloj gjërash mund të bëjë vetëm McLaren (Video)

McLaren ka publikuar “super” veturën e tij më të re, McLaren 570GT, e cila do të debutojë në panairin e veturave në Gjenevë.

Çmimi i veturës së re McLaren 570GT do të fillojë nga 154 mijë euro, dhe do të ketë një numër të madh karakteristikash të reja, përfshirë një paketë aerodinamike të re e shumë të tjera, transmeton koha.net.

McLaren 570GT do t’i bashkohet 570S Coupe dhe 540C Coupe, si modeli i tretë i lansimeve të fundit të serive sportive.

Kjo makinë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.4 sekonda, ndërsa nga 0 në 200 km për 9.8 sekonda, e shpejtësinë maksimale deri në 328 kilometra në orë.

E gjithë kjo arrihet fal motorit V8 Tein Turbo, i cili prodhon 570 kuaj fuqi, ndërsa ka 7 shpejtësi. Detajet e tjera pritet të mësohen kur të lansohet vetura në Gjenevë.