Hiti “Bon Bon” i Era Istrefit ishte krijuar fillimisht për reperin Majk. Kështu kishte deklaruar producenti Donat Cricket Prelvukaj.
“Kënga e Erës, fillimisht ka qenë projekt i tjetërkujt… Projekt i Majkit ka qenë fillimisht… Pastaj kanë ndryshuar disa gjëra, është bërë një këngë tjetër e Majkit (‘Dashni’). Ka ardhur Era e ka zgjedhur instrumentalin…”, kishte treguar Cricket.
Dhe tash është publikuar versioni i Majkut që e ka titullin “Vete zemrën”.
Duke krahasuar dy këngët, vlerësoni se cili nga dy këngëtarët e pëlqyer e këndon më mirë. /Telegrafi/