Palermo është një nga klubet me më emër në futbollin italian.
Por, edhe ky klub si shumë klube tjera mesatare në futbollin italian nuk ka mundur t’i rezistojë ofertave të mira nga klubet e mëdha evropiane.
Presidenti i klubit, Maurizio Zamparini, është një nga ata që i pëlqen të bëjë biznes dhe gjithmonë është i hapur për bisedime.
Por, në rast se ai nuk do të shiste yjet e tij në vitet e fundit, Palermo do të kishte një skuadër që edhe ekipet si Juventusit, Milan, Inter apo Roma do t’i frikësoheshin në Serie A, ndërsa më poshtë keni formacionin e mundshëm.
Palermo (4-2-3-1): Sirigu; Darmian, Glik, Barzagli, Emerson; Nocerino, Rigoni; Ilicic, Dybala, Pastore; Cavani. /Telegrafi/