Site icon Telegrafi

Kështu duhet të duket Megane i ri

Renault ka filluar me rinovimin e ofertës për gjeneratat e reja të modeleve Clio dhe Twingo, ndërsa shumë shpejt do të fillojë me shitjen e Espace të ri.

Në radhë është edhe Laguna, por nuk duhet harruar se modeli aktual Megane është pranë fundit të ciklit prodhues, transmeton Telegrafi.

Kompania franceze është e heshtur kur është fjala për gjeneratën e re të Megane që është model shumë i rëndësishëm në gamën e automjeteve të Renault, e që në vitet e fundit ka pësuar rënie në shitje duke u larguar nga top dhjetë automjetet më të shitura në Evropë.

Nga Renault kanë njoftuar se pasuesi do ta ruajë versionin rrjedhës dhe do të ketë dukje më sportive, me dizajn të ri të maskës dhe të logos së kompanisë.

Gjenerata e katërt e Renault Megane mund ta ketë premierën në panairin e Frankfurtit në shtator të vitit 2015, derisa shitja duhet të fillojë në vitin 2016. /Telegrafi/

Exit mobile version