Telegrafi

Këshilltari i presidentit ukrainas përshëndet vendimin për dhënien e statusit të kandidatit: Jemi pjesë e botës së civilizuar

Ukrainës sot i është statusi i kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, vend ky që është përshëndetur nga Kievi zyrtar.

“Ky është fundit i botës ruse në Ukrainë dhe fundi i epokës së lobit rus në Evropë. Ukraina zyrtarisht kandidat për BE, e Evropa është bashkuar si kurrë më parë”, ka shkruar Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas, pas dhënies së statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, transmeton Telegrafi.

“Para nesh është një rrugë e vështirë, por qëllimi është dëshmuar: Ne jemi pjesë e botës së civilizuar dhe i kemi kryqëzuar rrugët tonë me Rusinë, vendin e përbindëshave”, ka thënë ndër tjera Podolyak.

Lexo po ashtu Liderët evropianë e cilësojnë si ditë të mirë për Evropën, statusin e kandidatit për anëtarësimin në BE të Ukrainës dhe Moldavisë

Vendimi i BE-së ka qenë i pritur dhe prej kohësh është paralajmëruar, por njohësit e çështjeve madje edhe vet presidenti francez Emmanuel Macron, paralajmërojnë se do të kalojnë një vit para se Ukraina të jetë anëtare e BE-së.

Kujtojmë që Ukraina dhe Moldavia kanë fituar statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, e kjo për herë të parë është bërë e ditur kur liderët e bllokut të 27-vendeve u mblodhën në Bruksel për të diskutuar për këtë çështje.

Deri te ky vendim erdhi kur Parlamenti Evropian miratoi rezulton me 529 vota për dhe 45 kundër, me të cilën i bëhej thirrje liderëve të BE-së që të miratojnë statusin e kandidatit për anëtarësim. /Telegrafi/