Site icon Telegrafi

Këshilltari i Kurtit thotë se Pacollit iu ka premtuar posti i ministrit të Punëve të Jashtme

Foto: Arkiv

Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka pohuar se kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli po i thyen rregullat e sigurisë për shëndetin publik pasi që sipas tij, i është premtuar posti i ministrit të Punëve të Jashtme.

Hoxha ka thënë se Pacolli më 5 prill kishte deklaruar se duhet respektuar rregullat, ndërsa 3 javë më vonë ka ndërruar qëndrim, transmeton Telegrafi.

“Ish-ministri i jashtëm deklaron në 5 prill se duhen respektuar rregullat e sigurisë për shëndetin publik. Por 3 javë më vonë e thyen rregullin sepse i premtojnë postin e ministrit të jashtëm. Ç’lloj demokracie është një vend ku një person i tillë mashtrues mund të marrë funksione të lartë publikë”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Lexo po ashtu Pacolli ende nuk është nisur për Kosovë, ai po vazhdon të qëndrojë në Tiranë

Ndryshe, Pacolli gjatë ditës së djeshme është nisur nga Zvicra për t’u kthyer në Kosovë, ai ka aterruar në aeroportin e Tiranës. Ndërsa, ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimeve se duhet të qëndrojë në karantinë për dy javë./Telegrafi/

Exit mobile version