Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar këshilltarin Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Chollet në një postim në Twitter ka thënë se gjatë takimit me Kurtin ritheksoi përkushtimin e vendosur të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
“Më vjen mirë të shoh kryeministrin e Kosovës Kurti për të diskutuar prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë përparimin në dialogun Kosovë-Serbi, çelësi për të ardhmen evropiane të Kosovës. E falënderoi atë për pritjen e afganëve dhe ritheksoi përkushtimin e vendosur të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, shkruan Chollet.
Good to see Kosovo PM Kurti yesterday to discuss shared priorities, including progress on the Kosovo-Serbia Dialogue, the key to Kosovo’s European future. Thanked him for hosting Afghans and reiterated the U.S.’ firm commitment to Kosovo’s sovereignty and territorial integrity. pic.twitter.com/dNucNXQDoi
— Derek Chollet (@CounselorDOS) April 30, 2022
Për takimin me këshilltarin amerikan ka shkruar edhe kryeministri Albin Kurti.
“I nderuar për ftesën nga këshilltari amerikan në Departamentin e shtetit, Chollet për takimin tonë të parë personal. Presim vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vlerat dhe prioritetet e përbashkëta”, shkruan Kurti. /Telegrafi/
Honored by @CounselorDOS Chollet’s invitation to the @StateDept for our first in-person meeting. Look forward to continuing bilateral cooperation with ?? on shared values and priorities. https://t.co/OkE6t1Xg46
— Albin Kurti (@albinkurti) April 30, 2022