Telegrafi

I kërkuar nga Barcelona, por Neves nuk e do kalimin në Spanjë

I vlerësuar 82 milionë euro, Ruben Neves raportohet nga mediet spanjolle si prioriteti kryesor i Joan Laporta për mesfushën. Megjithatë ky i fundit nuk e mendon transferimin në Spanjë.

Pavarësisht problemeve financiare të klubit katalunas, ​​nuk ka asnjë dyshim që presidenti do të “hidhet në sulm” gjatë merkatos së verës.

Lideri katalanas synon të forcojë skuadrën e drejtuar nga Xavi. Prioriteti do të ishte rekrutimi i një qendër sulmuesi, por presidenti i Barçës nuk do t’ia mbyllte derën as përforcimit në mesfushë dhe i pari në listën e tij duket se është Ruben Neves, i cili ka kontratë me Wolverhamptonin deri në vitin 2024.

Lexo po ashtu Kështu mund të luajë Arsenali nga edicioni 2022/23 nëse kompleton katër transferime

25-vjeçari mund të vazhdojë karrierën e tij duke iu bashkuar një ekipi prestigjioz si Barça sezonin e ardhshëm dhe sipas raportimeve nga mediet britanike skuadra angleze do të ishte gati ta shesë mesfushorin këtë verë, në rast të një propozimi më të madh se 82 milionë euro.

Ndërsa më tej shtohet se vetë Ruben nuk ka ndërmend të shkojë në Spanjë, dhe do të dëshironte të vazhdonte karrierën e tij në Ligën Premier.

Kjo është mirë pasi Arsenali dhe Manchester United janë të interesuar dhe po e ndjekin më shumë kujdes çështjen e Ruben Neves. /Telegrafi/