Site icon Telegrafi

Kërkohet që Ronaldo dhe Messi të rikthehen në La Liga në afatin e verës dhe atë nga rivali i Real Madridit e Barcelonës

Cristiano Ronaldo duhet të ndjekë rrugën e Lionel Messit dhe të kthehet në Spanjë në afatin kalimtar të verës, sipas presidentit të Atletico Madridit, Enrique Cerezo.

Siç zbulohet nga Mirror Football, argjentinasi do të largohet nga Paris Saint-Germain pas skadimit të kontratës së tij në fund të qershorit. 35-vjeçari iu bashkua PSG-së në një marrëveshje dyvjeçare në gusht 2021 dhe klubi nuk po planifikon t’i ofrojë atij një rinovim, pas një viti tjetër zhgënjimi në Ligën e Kampionëve.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka qenë i lidhur fort me një rikthim në Barcelonë, me presidentin e klubit Joan Laporta jashtëzakonisht i sigurt për ta realizuar atë operacion. Kreu i klubit katalunas së fundmi është takuar me babanë e Messit, Jorge dhe po punon shumë për ta rikthyer atë në Spanjë.

Lexo po ashtu Pesë lojtarët që synon t'i shesë Barcelona për ta rikthyer Messin

Rikthimi i tij do të vijë si një lajm i mirë për La Ligën dhe shefi i Atleticos, Cerezo beson se ribashkimi i rivalitetit më të madh të lojtarëve në futbollin modern do të kishte kuptim për futbollin spanjoll.

Duke folur në një event në Real Club Tenis Barcelona, ​​Cerezo tha: “Mendoj se do të ishte fantastike nëse Messi do të kthehej në La Liga, ashtu si edhe Cristiano Ronaldo. Të dy janë ende duke luajtur dhe do të ishte fantastike nëse do të ktheheshin”.

Ishte e paqartë nëse Cerezo po sugjeronte që Atletico mund të siguronte një lëvizje për njërin nga lojtarët. Tifozët e Atletit protestuan kur pati zëra se klubi ishte i interesuar për nënshkrimin e ish- sulmuesit të Real Madridit verën e kaluar.

Messi ka më shumë gjasa për t’u rikthyer në Spanjë. Fituesi i Kupës së Botës u largua nga Barca për shkak të kufizimeve financiare dy vjet më parë dhe dëshiron të ribashkohet me ish-bashkëlojtarin e tij, Xavi Hernandez, i cili tani është në krye të skuadrës. /Telegrafi/

Exit mobile version