E ardhmja e Ousmane Dembeles te Barcelona ka qenë mjaftë e paqartë në vitin e fundit.
Sulmuesi i talentuar francez është përballur me disa lëndime dhe Barcelona kishte planifikuar shitjen e tij këtë verë.
Por me ardhjen e trajnerit Ronald Koeman, gjërat kanë ndryshuar për mirë për Dembelen.
23-vjeçari kërkohet nga tri skuadrat e mëdha evropiane si Manchester United, Liverpool e Paris Saint Germain, por ai ka refuzuar largimin nga Camp Nou.
Edhe trajneri Koeman beson në aftësitë e lojtarit dhe synon që ta ketë në formë për edicionin e ri.
Dembele është rikthyer nga lëndimi dhe po e ndien vetën mirë dhe të gatshëm për të bërë një sezon të madh me Barçën.
Edhe drejtuesit e klubit së bashku me trajnerin kanë refuzuar të gjitha skuadrat e interesuara për lojtarin.
Koeman e sheh atë si pikë referuese në repartin ofensivë së bashku me Lionel Messin, Antoine Griezmannin dhe Ansu Fatin.
Kujtojmë që Dembele iu bashkua Barcelonës në vitin 2017 nga Borussia Dortmund për 140 milionë euro, teksa ka kontratë me katalunasit deri në verën e vitit 2022. /Telegrafi/