Pas fillimit të verës për Barcelonën ishin folur emra si Joshua Kimmich, Martin Zubimendi, Ruben Neves apo Marcelo Brozovic, por katalanasit do të përfundojnë te mesfushori Oriol Romeu, që më parë kishte luajtur në këtë klub.
Nëse nuk ndodh ndonjë surprizë e madhe dhe marrëveshja e arritur nuk dështon në momentin e fundit, Romeu do të bëhet lojtari i ri i Barcelonës.
Kështu raportojnë mediat spanjolle, duke zbuluar se zgjidhja e Barçës për pozicionin e mesfushorit mbrojtës, ishte krejt tjetër, me emra si Joshua Kimmich, Martin Zubimendi, Ruben Neves apo Marcelo Brozovic në listë.
Sipas AS, kjo marrëveshja mes palëve ka edhe diçka romantike, duke kujtuar se Romeu ishte lojtar i akademisë së klubit dhe anëtar i Barcelona B në sezonin 2010/11.
Ai luajti vetëm nëntë minuta në La Liga për klubin, ndërsa aktualisht është lojtar i Gironas.
Në të njëjtin sezon ai u shfaq në ndeshjen e Superkupës kundër Sevillas dhe këto dy paraqitje janë të vetmet e tij për gjigantët katalanas.
Pas largimit nga Barcelona në vitin 2011, Romeo luajti për Chelsea, Valencia, Stuttgart, Southampton dhe Girona.
Ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si lojtar i Southampton, për të cilin luajti 256 ndeshje nga 2015 deri në 2022.
Romeu me Chelsean në sezonin 2011/12 ishte fituesi i Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/