Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit, por The Reds duan t’i mbajnë në skuadër lojtarët më të rëndësishëm tëtyre.
Drejtuesit e Liverpoolit janë optimist për zgjatjen e qëndrimit të tre yjeve, Mohamed Salah, Virgil van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold.
Sipas asaj që ka raportuar Football Insider, drejtuesit e Liverpool janë të bindur se do të arrijnë një marrëveshje me tre yjet për një kontratë të re.
Me largimin e Jurgen Klopp, është përfolur shumë për të ardhmen e Mohamed Salah, Virgil van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold në Anfield.
Megjithatë The Reds janë të sigurt për të bindur lojtarët e tyre, të cilët kanë qenë të rëndësishëm në suksesin e tyre të fundit, për të nënshkruar një kontratë të re pavarësisht ofertave që kanë.
Salah ka qenë i lidhur me një lëvizje në Lindjen e Mesme në verën e vitit të kaluar, por edhe në afatin kalimtar të janarit.
Klubet arabe do të kthehen për t’i kërkuar shërbimet e tij edhe në verë, derisa lojtari ka vetëm edhe një vit kontratë dhe The Reds duan ta blindojnë atë.
The Reds gjithashtu nuk janë të shqetësuar për Van Dijk apo Alexander-Arnold, pasi kontrata e dyshes përfundon gjithashtu në verën e vitit 2025.
Nuk ka mungesë të ofertave për asnjërin prej tyre, por Liverpool mendon se mund të ndërtojë një projekt të ri që do t’i bindë ata të qëndrojnë pavarësisht largimit të Jurgen Klopp në verë. /Telegrafi/