Telegrafi

Kërkesa në Kuvendin e Shqipërisë për arrestimin e Ahmetajt, reagon PD-ja

Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e -ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Përmes një postimi në Twitter, Bardhi shkruan se kërkesa për të çuar në burg ish-zëvendëskryeministrin është një vendim i drejtë, por i vonuar dhe i paplotë.

Bardhi thekson se SPAK duhet të bëjë një hetim të plotë deri tek kreu i aferës korruptive.

Lexo po ashtu Mbërrin kërkesa për autorizim në Kuvend, Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt

“Kërkesa për të çuar Arben Ahmetaj para drejtësisë për aferën korruptive të inceneratorëve është një veprim i drejtë, por i vonuar dhe i paplotë. SPAK duhet t’i shkojë deri në fund, duke bërë një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm deri tek kreu i aferës korruptive, Edi Rama.

Së bashku, ata kanë kryer disa nga veprat më monstruoze të korrupsionit qeveritar në 3 dekadat e fundit. I kërkoj kryetares së Kuvendit të mbledhë pa vonesë sot Këshillin e Mandatave. SPAK-ut i duhet dhënë menjëherë akses për kontrollin personal dhe të banesës së ish zv. KM”, shkruan Bardhi në Twitter. /Telegrafi/