Site icon Telegrafi

Kërcënoi me vrasje bashkëshorten, dërgohet në Psikiatri i dyshuari në Podujevë

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi e ka kanosur bashkëshorten me vrasje.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 19:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se e ka kanosur me vrasje bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Sipas viktimës i dyshuari ka probleme psikike”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe i dyshuari është dërguar në repartin e Psikiatrisë në QKUK.

Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Exit mobile version